
23/02 10:54
Irani kurrë nuk do t’i kërkojë Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Teheranin në luftën e tij kundër koronavirusit të ri, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Abbas Mousavi, duke shtuar se Uashingtoni duhet të heqë sanksionet e tij “të paligjshme” ndaj Republikës Islamike.
“Irani kurrë nuk ka kërkuar dhe nuk do t’i kërkojë Amerikës të ndihmojë Teheranin në luftën e tij kundër shpërthimit … Por Amerika duhet të heqë të gjitha sanksionet e paligjshme të njëanshme ndaj Iranit,” tha Mousavi në një konferencë televizive.
“Ata (Sh.B.A) po përpiqen ta detyrojnë Teheranin të pranojë negociatat me Amerikën.”
Top Channel