Covid-19/ Johnson në spital, por ende në drejtimin e qeverisë

06/04/2020 12:56

Kryeministri britanik, Boris Johnson, vazhdon të drejtojë qeverinë pavarësisht se kaloi natën në spital me koronavirus- thanë zyrtarë të Downing Street.

Kryeministri u dërgua në një spital në Londër, mbrëmjen e të dielës, me simptoma të vazhdueshme, mes të cilave edhe temperaturë, për një seri testesh rutinë. Zyrtarët thanë se ky ishte një hap parandalues i marrë me këshillën e doktorit të tij. 55-vjeçari Johnson rezultoi pozitiv për koronavirusin 10 ditë më parë. Sekretari i Jashtëm, Dominic Raab, do të drejtojë ndërkohë takimin e kabinetit të hënën, në vend të tij. Muajin e kaluar, zëdhënësi i kryeministrit tha se nëse Johnson nuk do të ndjehej mirë dhe nuk do të mund të punonte, atëherë Raab, si sekretar i parë shteti, do të merrte drejtimin.

Johnson ka punuar nga shtëpia që kur ai rezultoi pozitiv për koronavirusin më 27 mars. Ai është parë për herë të fundit në publik ndërsa duartrokiste punonjësit e sistemit shëndetësor, nga apartamenti i tij në Downing Street, të enjten mbrëma, dhe ka kryesuar një takim për koronavirusin në distancë, të premten në mëngjes. Po të premten, ai postoi një video në tëitter në të cilën thoshte se vazhdonte të kishte simptoma të lehta. Të shtunën, partnerja e tij shtatzënë, tha në Twitter se ajo kishte kaluar një javë në shtrat me simptomat kryesore, por nuk ishte testuar për virusin. Edhe sekretari i shëndetësisë matt nacock ka rezultuar pozitiv për virusin dhe është kthyer nga vetëizolimi të enjten.

Po ashtu edhe krye këshilltari mjeksor i qeverisë, Kris Whitty është në vetëizolim pas simptomave. Lajmi i shtrimit të Johnson në spital, erdhi pak pasi mbretëresha Elisabetë i drejtoi një mesazh kombit, duke thënë se britania e madhe do ta fitojë luftën e saj me pandeminë e koronavirusit. Në një fjalim të rrallë, ajo falenderoi popullin për ndjekjen e rregullave të vendosura nga qeveria për të qëndruar në shtëpi dhe lëvdoi ata që ishin ngritur në ndihmë të të tjerëve.

Të dielën, departamenti i shëndetësisë në Britaninë e Madhe njoftoi se 621 persona të tjerë kishin humbur jetën në spital duke e cuar bilancin në 4934. Ndërkohë që numri i personave që kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin, ka shkuar në afro 57 806.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA