24/11 22:56
Sekretari Robert Jenrick ka dhënë detaje mbi shëndetin e Kryeministrit Boris Johnson, i cili u dërgua në një spital në Londër të Dielën në mbrëmje 10 ditë pasi testoi pozitiv për koronavirus.
Duke folur në BBC Radio 4, Jenrick tha: “Kryeministri tani ka pasur simptoma të vazhdueshme për 10 ditë pasi testoi pozitivisht dhe si rezultat ai shkoi në spital mbrëmë me këshillën e mjekut të tij.
“Ky nuk ishte një pranim urgjent, ishte planifikuar pranimi që të kishte disa teste rutinë. Ato teste janë duke u zhvilluar dhe ai do të qëndrojë në spital për aq kohë sa duhet. Ai po bëhet më mirë dhe mezi pres që ai të kthehet mes nesh. Ai do të ndjekë këshillat e mjekëve dhe infermierëve.”
Top Channel