Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare, “Mjeshtri i Madh” Gëzim Kruja.

Kohët e fundit ai vuante nga një sëmundje e rendë teksa kishte humbur edhe zërin.

Ai ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit.

Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.

Më poshtë ne iu sjellim edhe rrëfimin e tij të fundit, në Exclusive në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA