Probleme e zgjidhje/ Premier, ende diskutime për pagat

05/04/2020 13:30

Në Premier Leaguen angleze vijojnë diskutimet në lidhje me reduktimin e pagave të futbollistëve në këtë periudhë të pandemisë së coronavirusit. për momentin nuk ka ende asnjë akord, por nuk ka dyshime se futbollistët duan të ndihmojnë punonjësit e klubeve respektive.

Sindikata e Futbollistëve në Angli kërkon që reduktimi i pagave t’u garantojë pagën e punonjësve të cdo klubi, në vend që të gjenden zgjidhje të shpejta si ajo e Tottenham dhe Liverpool që i pezulluan përkohësisht punonjësit te tyre duke shfrytëzuar asistencën shtetërore.
Një tjetër aspekt që diskutohet është pasoja që sjell reduktimi i pagës.

Futbollistët e pranojnë këtë masë të reduktimit për të pasuruar arkat e klubeve, por një ulje e pagës vjetore bruto me 30% sic u propozua nga Federata Anglezxe, mund të krijonte një boshllëk tek të ardhurat në shtet me rreth 200 milionë paund. Pra, më pak paga, më pak taksa; para këto që do t’i humbiste edhe sistemi shëndetësor britanik që është në kolaps.

Por jo vetëm kaq, futbollistët kërkojnë që të studiohet edhe opsioni i pezullimit të pagave dhe jo reduktimi i tyre. Që do të thotë se klubet nuk do të derdhin pagat e lojtarëve në këto muaj emergjence duke ruajtur një nivel të ardhurash të cilat do të shpërndahen vetëm në mbyllje të krizës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA