Një superjaht luksoz i ‘Omnicom Group’, mbërriti në portin e Durrësit., por u largua me debate që aty.
Mësohet se jahti që u ankorua në portin e Durrësit, me qëllim furnizimin me karburant dhe ushqime, ka pasur probleme për të kryer këto veprime.
Ditën e djeshme mësohet se Kapiteneria e portit e ka vonuar ndërsa sot për shkak të karantinës nuk ka arritur të plotësojë nevojat që ka pasur.
Mësohet se jahtit i është kërkuar të lëvizë, megjithëse është i pajisur me lejet përkatëse.
Burime nga brenda jahtit thonë se për disa orë me radhë ata kanë pasur probleme dhe debate me autoritet në port, të cilët u kërkonin çertifikata, pavarësisht se ishte njoftuar për ardhjen e tyre.
Siç duket edhe në video, ata janë larguar pasi autoritet aty u kanë thënë që nuk kanë leje për të qëndruar.
Ndërkohë që në një njoftim të drejtorisë së Përgjithshme Detare, thuhet se këto anije mund të qëndrojnë për aq kohë sa të mund të kryejnë furnizimin me naftë apo ushqime.
Top Channel