NBA, nga 15 prilli lojtarëve u propozohet reduktimi në 50%

05/04/2020 01:38

Reduktimi i pagave për shkak të pandemisë koronavirus është një temë që po diskutohet në të gjitha disiplinat sportive dhe kompeticionet e tyre dhe NBA nuk bën përjashtim. Drejtuesit e Ligës Amerikane të Basketbollit u kanë propozuar lojtarëve reduktimin e pagave të tyre në masën 50% duke nisur nga 15 prill, por Shoqata e Basketbollistëve të NBA janë gati të pranojnë një reduktim të pagave të tyre me 25%.

Sipas asaj që publikohet në portalin ‘the Athletic’, të dyja palët kanë nisur diskutimet edhe në lidhje me veprimet financiare që do të ndërmarrin nëse sezoni i rregullt 2019/2020 nuk do të rinisë dhe këtu përfshihte mundësia e mbajtjes së 25% të pagave të mbetura të lojtarëve për t’u derdhur në një depozitë të NBA.

Në këtë portal theksohet gjithashtu se nëse NBA do të fillojë të anulojë ndeshjet atëherë në mënyrë automatike do të aktivizohet klauzola në kontratat e skuadrave pjesëmarrëse e parashikuar për ngjarje të jashtëzakonshme siç është pandemia koronavirus, që parashikon reduktimin e pagave me 1% për cdo ndeshje të anuluar të basketbollistëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA