28/11 22:56
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se vendet që nxitojnë të heqin kufizimet e karantinës rrezikojnë një rënie më të madhe të ekonomisë dhe zgjatje të krizës, si dhe shtim të rasteve me koronavirus.
“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për pasojat e thella sociale dhe ekonomike të pandemisë,” tha zoti Ghebreyesus gjatë një konferencë në selinë e agjencisë, në Gjenevë.
Sipas tij, mënyra më e mirë për t’u dhënë fund kufizimeve dhe për të lehtësuar efektet e tyre ekonomike është lufta ndaj virusit.
Top Channel