Shkoi në 20 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në mbrëmje se në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me Covid-19.
Pacientja me e shtruar prej 4 ditësh në infektiv kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese. Pak me vonë kësaj deklarate, nga Shkodra u njoftua se një paciente 80 vjeçare ndërroi jetë në spitalin e këtij qyteti.
Ajo rezultoi pozitive me Covid-19 gjatë mbrëmjes së të shtunës kur edhe humbi jetën, duke shënuar viktimën e parë të koronavisusit në Shkodër. E infektuar rezultoi edhe motra e saj. Më herët të shtunën u konfirmuan edhe 29 raste të reja infektimi.
Numri i të shëruarve ka shkuar në 99. Teksa profesori që u rikthye nga pensioni për të kontribuar në betejën me Covid-19, Dhimitër Kraja la spitalin, është infektuar një tjetër mjek, Roland Xhaxho.
Top Channel