Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte e ftuar me anë të një lidhje “Skype” Evelina Hasimja.
Evelina, është ekonomiste me profesion dhe prej vitesh jeton në Kairo të Egjiptit. Gjatë fjalës së saj në studio ajo tregoi se në çfarë situate ndodhet Egjipti si pasojë e koronavirusit. Evelina, tha se deri më tani situata është e qëndrueshme në Kairo, por sikurse dhe në nmë të madhe të botës, edhe Kairo ka mbyllur të gjithë aktivitetet publike e private, për të frenuar në këtë mënyrë epideminë. Deri më tani në Egjipt, thotë Eveluna, janë raportuar mbi 800 persona të konfirmuar me virusin korona, por referuar faktit që në Egjipti ka një popullsi prej 105 milionë banorësh, kjo shifër sipas saj nuk është alarmante.
“Ka tre javë që të gjitha janë mbyllur. Na thanë që do të rrinim të izoluar që në fund të marsit, por këtë datë e shtynë deri në në urdhër të dytë. Shkollat janë mbyllur dhe mësimi bëhet online. Këtu nuk është numër i madh i të ifenktuarve, referuar nga numri i popullësisë i Egjiptit që është 105 milionë banorë, Këtu janë mbi tetëqind raste. Për këtë mendoj që në Egjipt bëhen një mori vaksinash, që kur janë fëmijë. Këtu është marrë një fushatë më e madhe, është mobilizuar ushtria, po denzifektojnë rrugët, spitalet, institucionet. Janë mbyllur kishat dhe xhamiat. Në fillim u lejua që të falej në ambientet e jashtme, por më pas e ndaluan dhe atë. Ndoshta është dhe një faktor (flet për temperaturat e larta klimaterike në Egjipt), por megjithatë ka qenë freskët, vetëm këtë javë shkuan mbi 29 gradë. Ka turistë, për arsye sepse ata janë bllokuar nëpër hotele”, u shpreh Eveluna.
Top Channel