Vdes nëna britanike që do të ‘kalonte me gjumë’ simptomat e koronavirusit

02/04/2020 22:26

Një nënë e dy fëmijëve që tha se do të kalonte me gjumë simptomat e koronavirusit, u gjet e vdekur nga dy djemtë e saj në mëngjes.

Homazhe të shumta kanë ardhur për vullnetaren komunitare Linda Tuppen, 66 vjeçare, nga Bolton në Britani, e cila vdiq më 28 mars, pesë ditë pasi nisi të shfaqte simptoma të sëmundjes.

Ajo lë pas dy djemtë Rob, 28, e James, 23, të cilët kishin humbur babanë e tyre në 2008 dhe tashmë janë të shkatërruar nga humbja e nënës. James është shtruar në spital me simptoma koronavirusi.

Linda kishte qenë duke u kujdesur për të birin Rob, i cili ishte infektuar me Covid-19 pasi ishte kthyer nga Krakow në Poloni, e pastaj u sëmur edhe vetë. Ajo pësoi një infeksion në gjoks por simptomat u përshkallëzuar me dhimbje në sinuse. Të bijtë kishin thirrur emergjencën por Linda, ish-mesuese shkolle e kopështi, nuk kishte dashur të fliste me tha se dëshironte vetëm të flinte. Mëngjesin tjetër Rob e gjeti atë të vdekur.

“Ishte një grua e dashur që naadhuronte mua e James.kjo është diçka serioze, mund t’i ndodhë kujtdo. Ajo po kujdesej për mua që isha sëmurë. Mbante një cope para gojës por kjo duket që nuk ka funksionuar”, thotë ai, ndërsa shton me tej per simptomat.

“Unë kam pasur temperaturë të lartë, isha duke ngrirë në krevat pastaj isha aq i nxehtë sa duhet të hiqja të gjitha rrobat. Kolla është shumë e fortë, nuk e ndalon dot. Trupi të dhemb dhe për gjërat më të vogla si të shkosh në banjë, mezi arrin t’i bësh”.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA