Presidenti Ilir Meta, i është bashkuar thirrjes së Shoqatës së Gazetarëve Europian të cilët bënin thirrje që në këtë situatë të krijuar me CoVid-19 të krijohen paketa lehtësuese dhe mbështetëse shumë dimensionale, për të gjitha mediat, duke filluar nga ato kombëtare, lokale, të shkruara dhe online.

Meta shkruan se mediat gazetarët dhe stafet e tyre mbështetëse, të cilët janë në vijën e parë të raportimit, nuk mund të braktisen në këto momente tepër të vështira.

Ndër të tjera Presidenti Meta shpreh mirënjohjen dhe solidaritetin për punën e bërë nga gazetarët.

“Mediat, gazetarët dhe stafet e tyre mbështetëse, të cilët janë në vijën e parë të raportimit, nuk mund të braktisen në këto momente tepër të vështira! Mirënjohje dhe solidaritet për punën e shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari” shkruan Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA