Kina importoi 2 miliardë maska në Vuhan menjëherë para krizës së koronavirusit

02/04/2020 17:20

Raportime të fundit thonë se Kina ka importuar më shumë se 2 miliardë maska dhe 25 milionë veshje të tjera mbrojtëse para se koronavirusi të arrinte nivele pandemie.

Një raport i sotëm i qeverisë kineze me detaje interesante mbi tregtinë e jashtme tregonte për dy muajt e parë të vitit kur vendi ishte në kulmin e krizës.

Teksa infeksionet e COVID-19 nisën të përhapeshin në të gjihtë globin në janar e shkurt, Kina pati rritje masive të importeve të pajisjeve mbrojtëse mjekësore dhe të mallrave kyçë të konsumit.

2.46 miliardë copë materiale mjekësore si maska e pajsje mbrojtëse ishin inspektuar nga doganat kineze mes 24 janarit e 29 shkurtit, thuhet në raport.

Raporti shton se agjencitë kishin përshpejtuar hyrjen e pajisjeve me ‘zero-vonesë’ nga doganat për materialet e kontrollit e parandalimit të epidemisë.

Lajmi vjen një ditë pasi kompani kineze në Australi raportonin të kishin dërguar pjesën më të madhe të materialeve mjekësore në kulmin e krizës.
Firma ndërtuese kineze Risland Australia, raportohet se ka dërguar me avion 80 ton materiale mjekësore në Vuhan në fund të shkurtit.

Video tregonte kutitë me materiale në aeroportin australian të Perth që niseshin për në Vuhan më 8 shkurt – kur në Australi kishte 15 raste me koronavirus.

Një tjetër kompani kineze pronash Greenland Group, kishte çuar drejt Kinës 3 milionë maska, 500,000 palë doreza dhe letra fshirjeje antibakteriale, të mbledhura në Australi e vende të tjera ku ato operojnë.
Vetë Australia ka tashmë 5,108 raste me koronavirus por vetëm 23 vdekje.

FOTO GALERI
6/6
Një kompani kineze pronash Greenland Group, kishte çuar drejt Kinës 3 milionë maska, 500,000 palë doreza dhe letra fshirjeje antibakteriale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA