Ja mesazhi i 66 vjeçarit nga Fieri që fitoi betejën me COVID-19, Manastirliu: Punë fantastike e stafit mjekësor

02/04/2020 13:28

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook videon e një prej pacientëve që sot lë Spitalin e Infektikivit i shëruar nga COVID-19.

Në mesazhin e tij 66 vjeçari tregon se ka mbërritur në spital në gjendje të rënduar, më tej ai thotë se falë mjekëve dhe kujdesit shëndetësor arriti të fitojë betejën me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit 9 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76.

Më poshtë postimi i ministres Manastirliu.

“Kam rilindur për së dyti” – Dëshmia e Kastriotit, 66-vjeçarit nga Fieri që sot u kthye në shtëpi, pranë familjes, pas 21 ditësh të vështira në spitalin infektiv!
Punë fantastike e stafit mjekësor, për trajtimin me sukses të 66-vjeçarit, i cili vuante nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit❗️
Sot Kastrioti është i shëruar??
#FORCA ekipi i Infektivit
#JEMIMEJU

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA