Durrës/ U paraqit para një dite në urgjencë, 33-vjeçarja rezulton pozitive

02/04/2020 20:17

Një 33-vjeçare nga Durrësi ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit. Gruaja e re, nënë dy fëmijësh, ishte paraqitur një ditë më parë në urgjencë dhe pasditen e sotme ka marrë rezultatin e testit.

Edhe i shoqi, sipas burimeve spitalore, ka patur shqetësime të ngjashme para 10 ditësh dhe dyshohet se ai mund të ketë qenë burimi. Pritet që epidemiologët të vazhdojnë më tej  gjurmimin e kontakteve të së infektuarës dhe kryerjen e tamponit për familjarët.

Mëngjesin e së enjtes një 78-vjeçar nga Durrësi humbi jetën nga CoVid 19 duke e çuar në 3 numrin e viktimave nga rrethi bregdetar që ka numrin më të lartë të të infektuarve pas Tiranës.

Me dy rastet e ditës së sotme shkon në 32 numri i të prekurve, ndërsa të tjerë persona janë testuar. Shqetësim për bluzat e bardha mbetet paraqitja e pacientëve në urgjencën spitalore të Durrësit, ku ende nuk ka një urgjencë të veçantë për rastet e dyshuara me CoVid 19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA