569 njerëz të tjerë kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar pasi u prekën nga koronavirusi. Kështu numri total i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 2.921.
Numri i vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit është “rekord” i zi në Mbretërinë e Bashkua deri më tani. Ditën e djeshme humbën jetën 563 persona ndërsa sot u shënuar 6 viktima më shumë se bilanci i djeshëm.
Departamenti i Shëndetësisë tha që nga ora 9 e mëngjesit të enjten tha se janë bërë mijëra teste ndërsa prej tyre 33.718 kishin testuar pozitive për virusin CoVid-19.
Numri i vdekjeve në secilin vend gjatë 24 orëve :
Skoci: 50 vdekje të tjera – gjithsej 126
Uells: 19 vdekje të tjera – gjithsej 117
Angli: 561 vdekje të tjera – gjithsej 2.698
Irlanda Veriore: gjashtë vdekje të tjera – gjithsej 36
Pacientët e fundit me koronavirus në Angli që nuk arritën të mbijetojnë virusit ishin të 25 deri në 100 vjeç.
Ndërkohë kryeministri Boris Johnson ka qenë nën presion për rritjen e testimeve, veçanërisht për stafin e NHS të vijës së përparme të luftës kundër CoVid-19.
Top Channel