A do preket ekonomia shqiptare nga kriza e koronavirusit? Ja si përgjigjet Guvernatori
02/04/2020 22:04
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në Open në Top Channel për situatën ekonomike në vend. Sejko tha në Open se edhe ekonomia shqiptare do të goditet nga kjo krizë.
A do të preket ekonomia shqiptare nga kjo krizë?- e pyeti Eni Vasili.
Po, fatkeqësisht edhe ekonomia shqiptare do të goditet dhe kjo goditje është një negative. Janë ekonomitë e SHBA-së, Kinës dhe eurozonës që kanë parashikuar një reçension të thellë. Unë nuk mund të jap një shifër të saktë, por ekonomia shqiptare do pësojë një goditje negative- tha Sejko në Open.
Top Channel