A do pranojë një koalicion me LDK-në? Ja si përgjigjet në Open Ramush Haradinaj

02/04/2020 22:39

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri një lidhje skype në Open në Top Channel ku foli për krizën ekonomike në Kosovë. Haradinaj tha se është i gatshëm të ndihmojë në krijimin e një qeverie të re.

A do pranonit një koalicion me LDK-në?- e pyeti Eni Vasili.

Po, do pranojmë një koalicion me LDK. 2/3 e parlamentit e votuan mocionin e mosbesimit. Është më mirë që Kosova të ketë një qeveri të shumicës sesa një qeveri me 32 deputetë. AAK është e gatshme për të ndihmuar në formimin e qeverisë- tha Haradinaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA