Një familje prej 4 anëtarësh në fshatin Grykë të Fierit jeton në mjerim të skajshëm. Karantina dhe kufizimi i lëvizjes kanë ndërprerë edhe të ardhurat e pakta të familjes Hëna.
Kryefamiljari punonte ku gjente për të siguruar jetesën minimale për 4 anëtarët e kësaj familje, ndërsa prej më shumë se një muaj ai nuk punon. Shtëpia është e shkatërruar dhe mungojnë kushtet minimale për të jetuar. Prej 5 vitesh i është ndërprerë energjia elektrike pasi nuk kanë mundësi ta paguajnë.
Bashkëshortja e tij thotë se nuk tremben nga koronavirusi pasi çdo ditë bashkë me dy fëmijët, 13 dhe 16 vjeç përballen me infeksione nga më të ndryshmet për shkak të kushteve të këqija higjienike.
Danieli është në klasën e shtatë, me lot në sy ai tregon se nuk mund të vazhdojë mësimin “online” si bashkë moshatarët e tjerë pasi nuk ka as telefon dhe as internet.
Gjatë periudhës së karantinës pjesëtarët e kësaj familje kanë marrë disa ndihma ushqimore nga njësia administrative Tropojë.
Top Channel