Në Open në Top Channel Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj foli për masat e qeverisë për ekonominë në pandeminë e koronavirusit.
Ministrja u përball me analistët Neritan Sejamini dhe Besart Kadia. Sejamini bëri një debat me ministren Denaj teksa folën për paketën ekonomike të qeverisë. Sipas Sejaminit turizmi ka ngelur jashtë planit të qeverisë.
“Turizmi është një pikë kyçe për ekonominë e Shqipërisë. Gjithashtu turizmi ka një të veçantë që punon 3 muaj maksimumi 4 për të ardhurat e të gjithë vitit. Pra turizmi ka humbur të ardhurat e të gjithë vitit. Dhe ju e keni detyrim nga Kushtetuta që të dëmshpërbleni për të ardhurat e të gjithë vitit sepse keni shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”- tha Sejamini.
Ne kemi nisur dëmshpërblimin edhe pas përfundimit të kësaj situate do të merren edhe hapa të tjerë. Turzimi nuk është prekur vetëm tek ne, por në të gjithë botën. Do merren mas edhe për biznesin e madh- tha Denaj.
Ju po luani kukafshehti ndaj biznesit, po ia mohoni informacionet biznesit- vijoi Sejamini.
Top Channel