Riatdhesohen 70 qytetarë të BE që ishin bllokuar në vendin tonë, Soreca: Tjetër shembull solidariteti nga Shqipëria

01/04/2020 09:25

Shqipëria ka riatdhesuar 70 qytetarë nga vende të Bashkimit Europian, të cilët kishin mbetur në vend pas shpërthimit të covid-19.

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca përmes një postimi në “Twitter”,  falënderon qeverinë shqiptare për mbështetjen, ndërsathotë edhe se ky është një tjetër shembull i mirë solidariteti që vjen nga Shqipëria.

Postimi i ambasadorit të BE-së Luigi Soreca:

Faleminderit qeverisë së Shqipërisë, për mbështetjen konkrete në riatdhesimin e 70 shtetasve të Bashkimit Europian, që ishin bllokuar në Shqipëri, për shkak të Covid-19.

Ky është tjetër shembull konkret i solidaritetit të qeverisë së Shqipërisë në këtë kohë të vështirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA