Qytetari i bllokuar në Kakavijë: Më ka vdekur nëna dhe nuk kam shkuar ta varros

01/04/2020 14:16

Të shumtë janë personat që gjenden në pritje prej orësh në anën greke të kufirit në Kakavijë.

Mes tyre edhe një qytetar, i cili thotë për kamerën e Top Channel se ka që nga ora 2 e natës që pret ndërkohë që i duhej të shkonte në varrimin e të ëmës.

“Kam që në orën 2 të natës këtu, më ka vdekur nëna dhe nuk kam shkuar ta varros. Më kanë gënjyer, nëna ime varroset tani dhe unë nuk jam afër nga gënjeshtrat e këtyre.

Edhe rrugëzgjidhje nuk na japin, jemi në mes të shiut, as banjo nuk kemi ku të shkojmë”, tha qytetari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA