“Ose vendosni maska ose do të njoftoj policinë”, plas grushti në supermarket

01/04/2020 20:34

Në një video të bërë virale në rrjete sociale, shihet momenti teksa disa të rinj në Itali, përleshen mes tyre në brendësi të një supermarket.

Sherri mendohet se ka nisur pasi ata kanë injoruar masat e dinstancimit social. Ngjarja, ka ndodhur në brendësi të në një supermarketi në qytetin e Napolit. E gjitha nisi pasi një klient, i kujtoi disa të rinjve që duhet të qëndronin në rrallë dhe të vendosnin maskat mbrojtëse,

“Ose vendosni maska ose unë do të njoftoj policinë”, raportohet të ketë thënë njëri nga klientët.

Kaq ka mjaftuar dhe gjakrat janë ndezur mes tyre. Mediat e huaja raportojnë se sherri është shuar vetëm pas ndërhyrjes së policisë. Sakaq, kujtojmë që deri më tani Italia është vatra kryesore e viktimave të koronavirusit në botë. Deri më tani, në vendin fqinj, janë raportuar 13.155 persona të vdekur.

FOTO GALERI
3/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA