“Nesër depozitojmë shkresën në Kuvend”/ Grupi parlamentar i PS jep gjysmën e pagës për përballimin e situatës

01/04/2020 14:08
Foto ilustruese

Është zhvilluar sot online konferenca e kryetarëve.

Burime nga kjo mbledhje i thanë Top Channel se Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla ka deklaruar se  në vijim të situatës së krijuar nga koronavirusi, “Grupi ynë parlamentar mori vendim për heqjen dore nga gjysma e pagës dhe vënien në dizpozicion të buxhetit të shtetit për nevojat e Luftës”.

“Nesër si Grup Parlamentar depozitojmë shkresën përkatëse në Kuvend” ka deklaruar Balla në këtë mbledhje.

Ky vendim i grupit të PS i është dërguar të gjithë deputetëve socialist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA