KORÇË- Një tjetër lajm i mirë vjen nga qyteti i Korçës ku raportohet se është shëruar pacienti i parë që ishte infektuar me koronavrius.
Laerti nga Korça tashmë i shëruar plotësisht ka lënë ambientet e spitalit Infektiv dhe gjatë mbrëmjes së sotme ka mbërritur në vendlindjen e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur doktori i Spitali Korçë, Litjan Broka i cili ka falenderuar stafin mjekësor në spitalin e Infektivit në Tiranë.
“Sapo mberiti ne Korce pacenti i pare nga qyteti i cili le Spitalin Infektiv plotesisht i sheruar 🙂
Faleminderit gjithe stafit mjeksor te Spitalit Infektiv dhe Spitalit Rajonal te Korces qe ne dy faza sebashku ndihmuan Laertin te kalonte me sukses semundjen e Corona Virusit.
Urojme qe kemi lajme te mira per te gjithe qytetaret e Korces por dhe gjithe Shqiperise te prekur nga Covid-19
#Forca” shkruan Doktori.
Në Korçë janë 13 persona të infektuar me CoVid-19.
Top Channel