Gara e pandemisë; Agjencitë e zbulimit luftojnë njëra-tjetrën për blerjen e pajisjeve mjekësore

01/04/2020 17:47

Agjencitë e spiunazhit në të gjithë botën po luftojnë me çdo çmim për blerjen e respiratorëve dhe pajsijeve të tjera mjekësore bazë në betejën ndaj koronavirusit, thotë agjenti i inteligjencës izraelite

Burime të agjencisë së spiunazhit Mossad thanë së fundmi se grupe të inteligjencës në të gjithë botën nuk po fokusohen më në sigurinë kombëtare por janë përfshirë në jë luftë sekrete për blerjen e pajisjeve mjekësore kundër Covid-19.
Stacioni izraelit Channel 12 transmetoi një dokumentar mbi betejën e fshehtë si pjesë e programeve të tij investigative.
Burime të inteligjencës izraelite përshkruanin betejën e ashpër për kontrollin e pajisjeve të kufizuara mjekësore në qarkullim, në një kohë kur Mossad kishte deklaruar hapur përfshirjen në sigurimin e pajisjeve mjekësore për Izraelin, siç ishte blerja 500,000 kiteve testuese të koronavirusit muajin e shkuar.

Raportimet flisnin për një situatë dramatike në operacionet sekrete, duke përfshirë dhe raste kur kombet rrëmbenin furnizimet nën hundën e rivalëve të tyre.
Një agjent i Mossad tha se kombet e botës tashmë po “kujdesen vetëm për veten e tyre” duke gërrmuar në çdo vrimë për të gjetur atë që u nevojitet.

OBSh ka paralajmëruar se rritja e pakontrolluar e çmimeve do të sjellë mangësi në furnizimet mjekësore dhe prodhimin e tyre.

Oficeri i Mossad i emëruar vetëm si Het, thoshte se qeveria izraelite i ka kërkuar agjencisë fshehtësisht të sigurojë maska,kite testimi për virusindhe më e rëndësishmja vetilatorë respirimi, të cilët mbajnë gjallë pacientët e prekur më rëndë.
“Bota është duke i shitur ventilatorët përmes çarjeve të sistemit dhe ne duhet t’i gjejmë ato boshllëqe. Ne jemi të parët për këto operacione dhe po përdorim lidhjet tona për ta fituar këtë garë. Kjo ndoshta edhe shtënë në dorë ato mallra që janë porositur për të tjerë”, tha spiuni.

Ai tregon sesi kshin arritur të blenin qindra ventilatorë në një vend evropian.

“Kishim një vend në Evropë ku kamionët tanë kishin ardhur në dyert e fabrikës, por një tjetër vend evropian erdhi para nesh e i ngarkoi. Në një tjetër situatë kishin ngarkuar pajisjet e blera në një avion por na u desh t’i shkarkonin sepse nuk merrnim dot lejen e ngritjes prej bllokadës së koroanvirusit. Tashmë e gjithë bota po kujdeset për veten e saj. Çmimet janë katër-pesëfishuar dhe e gjithë bota është mbyllur brenda vetes.”

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA