Foto të rralla/ Në “brendësi” të Luftës së Dytë Botërore

01/04/2020 22:56

Fotografi të rralla gjatë betejës së përgjakshme të Bugles, gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë kthyer në formatin me ngjyra. Beteja, “festoi” këtë vit 75 vjetorin e saj. Beteja e Bulges, ishte fushata e fundit e madhe sulmuese gjermane në frontin perëndimor, para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945.

Ajo u zhvillua midis 16 dhjetorit 1944 dhe 25 janarit 1945. Plani i Boshtit Nazist, ishte që të ndante linjat e Aleatëve (E përbërë nga Britania dhe SHBA), duke u dhënë kështu trupave gjermane mundësinë për të rrethuar dhe shkatërruar katër ushtri aleate. Sulmi erdhi përmes rajonit të dendur të pyllëzuar të Wallonia, në Belgjikën Lindore, Francën Veriore dhe Luksemburgun.

Siç shihet dhe në foto, përveç pyjeve të dendura, ushtarët duhej të përballeshin dhe me një dimër të ashpër. Sulmi nga gjermanët erdhi si një surprizë e madhe në 16 dhjetor, të 1944, me forcat amerikane që morën presionin më të madh. Sidoqoftë, ndërsa beteja ishte gati në përfundim, forcat gjermane ishin varfëruar rëndë dhe ata nuk ishin në gjendje të zëvendësonin humbjet e tyre. Në fund Aleatët arritën që ta fitonin betejën, por fitorja erdhi në kurriz të pothuajse 90,000 trupave amerikane, të cilët ose u vranë, plagosën apo edhe u zhdukën. Ndërsa ushtria britanike humbi vetëm 200 trupa.

Nga krahu tjetër, Gjermanët, humbën midis 60,000 deri 90,000 trupa të cilët ose u vranë, u plagosën apo dhe u zunë rob. Ndërkaq, Beteja e Bugles, ishte beteja e vetme më e madhe dhe më e përgjakshme e luftuar nga Shtetet e Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore. Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
3/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA