TIRANË- Një tjetër lajm i mirë ka ardhur nga beteja që po bëhet çdo ditë kundër CoVid-19. Djali i deputetes së PS-së, Antonteta Dhima është shëruar nga koronavirusi.
Lajmin e ka dhënë vetë deputetja Dhima me anë të një statusi në Facebook ku shkruan se është shumë e lumtur dhe e gëzuar që djali i saj e mposhti koronavirusin.
“E lumtur dhe e gëzuar që biri im e mposhti armikun e padukshëm, atë armik me të cilin shumë të tjerë po vijojnë betejën. “ shkruan ajo.
Më tej Dhima ka falenderuar të gjtihë bluzat e bardha për kujdesin e dhënë.
“Falenderimet shkojnë për të gjitha bluzat e bardha, mjekët, infermierët, epidemiologët, imazheristët, laborantët dhe stafet mbështetëse, në Fier, Tiranë e kudo. Jeni ju që luftoni në frontin e parë të kësaj lufte globale, një lufte që me këmbëngulje e forcë ne do ta fitojmë.
Edhe pse nuk zgjodha të jepja lajmin për nisjen e kësaj lufte, jam e ngazëllyer që tani i uroj tim biri shëndet dhe jetë, dhe po i njejti urim shkon për të gjithë Ju, që vazhdoni të kuroheni nga ky virus, që nuk zgjedh, duke na kujtuar se të gjithë jemi të barabartë.
Faleminderit të gjithëve për sakrificën e pamasë që bëni në këtë periudhë të vështirë.
Qofshi të bekur të gjithë Ju që mjeksinë nuk e keni thjesht një profesion, por një mision që ju vendos përditë përballë sfidave, edhe të panjohura. ?⚕️
Faleminder edhe të gjithëve Ju miq dhe mikesha që në këto ditë të vështira më qëndruat pranë me mesazhet e telefonatat Tuaja, duke treguar se miqtë më të mirë, janë ata që nuk të harrojnë në ditë të vështira.
Ne vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi, bëjeni dhe Ju.
Dhe kujtoni, që vetëm bashkë do tja dalim.” shkruan deputetja.
Top Channel