Bota duhet të jetë mbas koronavirusit me ekonomi ndryshe, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Ai dha një konferencë shtypi për raportin e OKB për luftimin e pandemisë dhe pasojave socio-ekonomike.
“Ky është momenti i së vërtetës,” thotë Guterres, kur qindra mijëra njerëz në botë janë prekur nga Covid 19. Kriza më e madhe që ka kaluar OKB gjatë ekzistencë së së saj kërkon që ekonomitë drejtuese të botës “të japin mbështetje financiare dhe teknike për njerëzit dhe vendet më të varfëra”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB. Antonio Guterres dha të martën, 31.03. një konferencë virtuale shtypi ku publikoi raportin e OKB me titull: “Ndarje përgjegjësive, solidaritet global”, ku flitet për krizën e shkaktuar nga Covid 19 formula e luftës kundër tij. Udhëzimet si duhet luftuar virusi i ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe Guterres kërkon që vendet t’i përmbahen atyre. Por ai kërkon që vendet të mos luftojnë vetëm virusin, por të luftojnë edhe pasojat e thella që shkaktohen prej tij.
Përgjigja e duhur ndaj pasojave kërkon që vendet të japin të paktën 10 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, për të luftuar me afat të gjatë, në mënyrë të koordinuar dhe multilaterale virusin dhe pasojat. “Sistemi i OKB është mobilizuar krejtësisht në dhënien e udhëzimeve për përpjekjet globale,” tha Guterres. OKB ka krijuar me partnerë të tjerë një fond për të mbuluar nevojat e vendeve me të ardhura të pakta dhe të mesme.
Covid 19 mund të shënojë fillimin e një lloji të ri bashkëpunimi global,” tha Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB.
Brenda 12 javëve sëmundja e shkaktuar nga virusi Corona kaloi në pandemi, duke prekur 199 vende dhe territore të botës, gati gjysmë miliardë njerëz dhe duke shkaktuar vdekjen e gati 20 mijë vetëve.,DW
Top Channel