Coronavirusi: 13 dhe 19 vjeçari, humbin jetën në Londër

01/04/2020 10:30
Viktima Luca Di Nicola

Ismail Mohamed Abdulwahab, 13 vjeç dhe Luca Di Nicola, 19 vjeç, të dy vdiqën ndërsa numri i vdekjeve nga covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar u rrit në 1.808.

Dy adoleshentë me sa duket të shëndetshëm kanë vdekur në Londër pasi kontraktuan koronavirusin.

Ismail Mohamed Abdulwahab, 13 vjeç dhe Luca Di Nicola, 19 vjeç, të dy vdiqën pasi u prekën nga virusi vdekjeprurës.

Ismaili, një djalë nga Brixton, filloi të shfaqte simptoma dhe kishte probleme me frymëmarrjen të enjten, kështu që u çua me urgjencë në spital, thanë të afërmit e tij.

Ata treguan se si ai testoi pozitiv për sëmundjen një ditë më pas dhe më pas ra në në gjendje kome të induktuar e më vonë vdiq në orët e para të së hënës në Spitalin e King’s College.

Familja e tij nuk mund të ishte me të kur ai ndërroi jetë.

Ndërsa Luca Di Nicola, një kuzhinier ndihmës nga Nereto në Italinë qendrore, gjithashtu u quajt “shumë i shëndetshëm” nga familja e tij.

Ai u dërgua me ambulancë në Spitalin e Veriut Middlesex në Enfield, në veri të Londrës, të martën e kaluar – por vdiq 30 minuta më vonë.

Babai i Luca, Mirko i tha La Repubblica se djali i tij kishte kontraktuar virusin dhe se familja mori një email nga autoritetet mjekësore britanike për lajmin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA