Arabia Saudite u ka kërkuar myslimanëve, që planifikojnë të marrin pjesë në pelegrinazhin e Haxhit, të shtyjnë rezervimet e tyre për shkak të pandemisë me koronavirus.
Ministri i Haxhit, Mohammed Banten ka thënë se Mbretëria Saudite është e shqetësuar për sigurinë e pelegrinëve dhe u ka bërë thirrje njerëzve “të presin para krijimit të kontratave”.
Rreth dy milionë persona ishte pritur që të udhëtonin në Mekë dhe Medinë në korrikun dhe gushtin e këtij viti për të qenë pjesë e ceremonisë fetare.
Myslimanët që janë fizikisht mirë, duhet të kryejnë Haxhin të paktën një herë në jetë.
Pelegrinazhi tjetër, Umra, tashmë është pezulluar, si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.
Njerëzve u është ndalur hyrja në Mekë dhe Medinë, ashtu sikurse edhe në kryeqytetin Riad, teksa autortitetet saudite luftojnë shpërthimin e sëmundjes Covid-19, që ka infektuar të paktën 1,563 persona dhe ka marrë jetën e 10 personave tjerë.
Top Channel