13/11 09:45
Të paktën tre tornado kanë goditur qytetin Lucedale në Mississippi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas raportimeve tornadot kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale por për fat të mirë nuk ka asnjë viktimë.
“Dëmet ishin strukturore si banesa të shkatërruara, ndërprerje e energjisë, rrugë të bllokuara nga pemët e rrëzuar, por ishim me fat se nuk kemi asnjë viktimë”- tha Doug Adams sherifi i George County.
Shërbimi kombëtar i motit bëri me dije se një moti i tillë i paqëndrueshëm do të vazhdojë ku stuhi të tilla mund të godasin edhe Alabama dhe Georgia. Kujtojmë që SHBA po lufton si të gjithë shtetet e tjera ndaj pandemisë së koronavirus, por SHBA ka numrin më të lartë të të infektuarve.
Top Channel