Daljet e shpeshta nëpër media të mjekut të njohur Pëllumb Pipero, e kanë kthyer atë në subjektin e një “kënge” të kompozuar nga Ermal Mamaqi.
“Se ne kemi Pëllumb Piperon”, ishte “refreni kryesor”, i këngës së krijuar nga komediani. I ftuar me anë të një lidhje “Skype”, në studion e emisionit “Open” të Eni Vasilit, Ermali u shpreh me humor se nuk është hera e parë që këndon për një personazh, pasi kur ka qenë në të kaluarën pjesë e një emision humori, i këndonte çdo javë ish- kryeministrit Fatos Nano.
“Kur kam qenë atëherë në 2xl, i këndoja javë për javë Nanos. Me profesorin kemi njohje, jemi miq dhe shpresë këto kohë, ngeca një ditë dhe bëra një postim tek shkrova, Pëllumb Pipero ëndrra e çdo fisi. Më pas kështu e bëjmë ne komedianët, kapim diçka dhe fillojmë”, u shpreh Ermal Mamaqi.
Top Channel