Në spital mungesë për gjak për shkak të koronavirusit, 15 policët bëjnë gjestin human për fëmijët talasemikë

31/03/2020 17:14

Krahas angazhimeve të tjera të përhershme, për sigurimin e rendit e sigurisë publike dhe me detyra të shtuara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit iu përgjigj thirrjes për dhurim gjaku.

Nevoja për gjak është bërë më urgjente për fëmijët talasemikë, sidomos në këtë situatë ku dhuruesit janë shumë herë më të pakët se zakonisht.

15 punonjës të forcave “Shqiponjat” dhe të Rendit të Drejtorisë Vendore Tiranë dhe zëdhënësi i Policisë së Shtetit dhuruan gjak, paraditen e sotme, duke dëshmuar se Policia është dhe mbetet përherë pranë komunitetit dhe në shërbim e ndihmë të tij.

Humanizmi dhe sakrifica janë në thelb të misionit të Policisë së Shtetit dhe në këtë kontekst u realizua dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë.

Ky solidarizimin dhe kontribut do të vijojë dhe në ditët e ardhshme nga strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Për shkak të mungesës së dhuruesve të gjakut, ka shumë pak rezerva. Dhuruesit dhe personat që jepnin gjak rregullisht e kanë pasur të pamundur që të lëvizin.

Fëmijët talasemikë e kanë të domosdoshme transfuzionin e gjakut po ashtu edhe personat që kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale.

Në orarin e lejuar, kushdo që dëshiron të dhurojë gjak mund të paraqitet pranë bankës së gjakut në QSUT ose të telefonojë pranë tyre dhe njësitë e shërbimit të kësaj banke afrohen pranë shtëpive të tyre.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA