Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Greqi me leje 90 ditore siç parashikohet nga ligji për Shengen.

Kryeministri është shprehur se të gjithë ata që kanë mbetur në Greqi për shkak të mbylljes së kufijve në kuadër të frenimit të përhapjes së CoVid-19, nuk do të gjobiten për shkeljen e afatit.

Sipas Ramës kjo është një shkelje jo e vullnetshme dhe në këtë mënyrë Qeveria Greke nuk do të penalizojë askënd.

“MIQ QË JENI NË GREQI ME LEJE 90 DITORE! QEVERIA GREKE NUK DO T’JU PENALIZOJË PËR SHKELJE TË PAVULLNETSHME TË AFATIT SI PASOJË E MBYLLJES SË KUFIRIT!

KUFIRI ËSHTË I MBYLLUR PRANDAJ QËNDRONI PA LËVIZUR, MBRONI VETEN DHE FAMILJET TUAJA” shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA