
25/02 09:08
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha propozoi që në një kohë që kriza e covid-19 ka prekur dhe median, qeveria të marrë disa masa lehtësuese.
“Mbështetja e medias është e domosdoshme, kjo kohë sjell paaftësinë për të paguar personelin. Pa ju Shqipëria do ishte në një ditë më të errët seç është sot.
Falë jush , sepse nuk ka armë më të fuqishme se transparenca. Unë bëj thirrje që shikohen lehtësira për mediat në vështirësi, masa lehtësuese si shtyrjen e detyrimeve të tyre ndaj shteti, që të mundësojë pagesën për stafin. Kam bërë thirrje që qeveria t’i kushtojë vëmendje medias”, tha Basha.
Top Channel