“Katër gra nga e gjithë bota për një qëllim të përbashkët: të ndihmojnë pacientët e COVID-19 në spitalin e Cremona-s”, shkruan e përditshmja italiane, “La Repubblica”, teksa shfaq në faqen e saj të parë, infermieren shqiptare, Ornela, së bashku me tre koleget e saj nga Kolumbia, Afrika dhe Italia.
“Protagoniste të kësaj fotoje janë Bea, Ornela, Iolanda dhe Chiara”, shton më tej “La Repubblica” për ekipin e palodhur të dhomës së urgjencës.
Artikulli shpreh mirënjohje dhe falenderim ndaj vendeve që po i vijnë në ndihmë Italisë fqinje gjatë luftës së saj të përditshme me Covid-19, ku deri tani kanë humbur jetën mbi 10000 persona.
Ju kujtojmë se Shqipëria ka dërguar një grup prej 30 infermierësh dhe mjekësh në Brescia, një nga zonat më të prekura nga COVID 19, në shenjë solidariteti.
Top Channel