Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një postimi të bërë në Twitter në gjuhën shqipe dhe në serbisht i ka bërë thirrje Aleksandër Vuçiçit që të ngre traunë për sa u përket kamionëve në këtë situatë të krijuar nga koronavirusi.
Sipas Ramës vetëm me solidaritet mund të mposhtim armikun e përbashkët
“Ngrijeni atë tra, le ta bëjmë rajonin shembull solidariteti” thuhet ndër të tjera në mesazhin e Ramës drejtuar Vuçiçit.
“Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! Linja e Gjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi! Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë!Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën.” shkruan Rama.
@avucic samo uz #solidarnost bez granica i saosecanje sa ljudima mozemo pobediti zajednickog neprijatelja. G. predsednice molim vas da ukinete barijere pred kamionima sa Kosova. Hajde da zajedno nas komsiluk bude primer toliko potrebne solidarnosti, da pobedimo u ovom ratu
— Edi Rama (@ediramaal) March 31, 2020
Top Channel