Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e modernatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar me anë të një lidhjeje me“Skype”, një grup avokatësh dhe sociologësh.
Ekspertët e këtyre fushave folën mbi çështjen “A duhet të publikohen emrat e të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë”. Mendimet e tyre ishin të dyjëzuara, disa mendonin që emrat duhet të publikuar dhe disa të tjerë e shikonin këtë gjë si shkelje të të drejtave të individit. Mirëpo, qasje të ndryshme idesh kishin edhe sociologu Ergys Mërtiri dhe drejtoresha e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri.
Mërtiri u shpreh se publikimi i emrave do të jetë shkelje e të drejtave të privatësisë, ndërsa zonja Baullauri sqaroi se kjo gjë do të bëhet për një të mirë publike dhe “shkelja e të drejtave të njeriut” është e justifikueshme.
“Në fakt është një temë që hap debat dhe unë kam qenë shumë konfuz në momente të caktuara. Unë jam i prirur që t’i qëndroj idesë që të dhënat personale janë personale dhe nuk ka përse të thyejmë të dhënat personale për interesin e publikut. Unë prirem të mbaj anën e mbrojtjes së idividit. Në the ajo që e mban të drejtën e publikut është e drejta e individit”, u shpreh Ergys Mertiri.
Nga krahu tjetër një reagim të kundër me atë të Mërtirit kishte dhe Elsa Balluari. Ajo u shpreh se kjo situatë është e përafërt me një Luftë të tretë Botërore dhe në këtë rrethana publikimi i emrave do t’i vinte në ndihmë kësaj “lufte”.
“Ndodhemi në një moment shumë të vështirë, është një lloj Lufte e Tretë Botërore, pasi është një pandemic që ka përfshirë të gjithë botën. Mendoj që në këto momente ka nevojë për këtë lloj diskutimi pasi kam përshtypjen se do të ndryshohen disa gjëra për të drejtën e njeriut. Në rast se të ashtuquajturat shkejle të individit, në këto momente janë në të mirë të publikut. E vërtetë që Italia nuk i publikon rastet, por Italia ka mijëra të tilla. Unë në këtë rast mendoj që ndyryshimet që thash do të sjellin një ndryshim të madh shoqëror. Sëmundja në fund të fundit nuk është ajo që kemi krijuar ne, në momentin që shkelet të drejtat e njeriut. Në këto momente njerëzit diskriminohen spese janë në ajër. Ky është një zhvillim pozitiv dhe do të ndodhë me identifikimin e të dhënave personale”, u shpreh Elsa
Top Channel