Numri i të infektuarve me koronavirus po rritet në SHBA, presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë të tijën ka thënë se një test i ri i shpejtë do të jetë gati.

Ai nuk dha më shumë detaje. Sidoqoftë, laboratorët Abbott do të lëshojnë një test i cili mund të japë një rezultat në sa më pak se pesë minuta.

Duke folur në Fox News, Trump tha se testi aktual ishte “i ashpër” dhe versioni i ri do të ishte “më i lehtë, më i thjeshtë dhe i shpejtë”.

Testimi i pacientëve ka qenë një problem në të gjithë SHBA-në, megjithëse testimi është rritur në javët e fundit falë rregullave të reja të ilaçeve të urgjencës dhe ndërmarrjeve private që kanë rritur kapacitetin.

Trump gjithashtu komentoi vendimin e tij për të mbajtur kufizime në SHBA deri në fund të prillit, duke thënë se ai kishte dëgjuar ekspertët. Ai tha se do të vazhdojë të “mbështetet tek ata” për çdo hap tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA