Shifra të frikshme, 812 viktima në 24 orë/ Rreth 85.200 të prekur, Spanja kalon dhe Kinën

30/03/2020 18:04

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Spanjë mbërriti në gati 85,195, duke kapërcyer edhe Kinën me 81,470 sipas të dhënave të fundit.

Me një popullsi prej 47 milionë banorë, krahasuar me 1.4 miliardë të Kinës, Spanja po përballet me një rritje të shpejtë të infektimeve, e gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar edhe 812 vdekje të reja.

Kjo e çon bilancin e jetëve të humbura në mbi 7,300 që nga shpërthimi I epidemisë. Sistemet shëndetësore në Itali dhe Spanjë janë dërrmuar nga pesha e numrit të madh të të sëmurëve me të cilët janë përballur këto kohë. Të dy vendet europiane bashkë kanë më shumë se gjysmën e 34,000 vdekjeve që ka shkaktuar nëpër botë Covid 19.

Në një situatë që vetëm një muaj më parë konsiderohej e paimagjinueshme, zyrtarët italianë raportuan me një lloj lehtësimi të dielën faktin që brenda një dite pati 756 vdekje e jo më shumë. Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë duket e ka rrëzuar pretendimin se një mënyrë për të identifikuar prekjen nga COVID-19, është frymëmarrja. Është thënë se po të arrish ta mbash frymën për 10 sekonda pa vështirësi, nënkupton se nuk je infektuar nga koronavirusi e as na ndonjë sëmundje tjetër e mushkërive.

Por OBSH thotë se ky nuk është tregues. “Të jesh në gjendje të mbash frymëmarrjen për 10 apo më shumë sekonda, pa u kollitur apo pa u ndjerë në vështirësi, NUK do të thotë se nuk je I prekur nga sëmundja e kororavirusit ose ndonjë sëmundje tjetër e mushkërive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA