Peshkopi i Valjevës i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), 71-vjeçari Milutin, ka vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Qendrën Klinike Spitalore “Dragisha Mishoviç” në Beograd, me çka numri i të vdekurve në Serbi sot ka arritur në 14 veta, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Me pikëllim dhe besim të madh në ringjalljen në Mbretërinë Qiellore, informojmë publikun se mbrëmë ka vdekur ati ynë i dashur shpirtëror, Peshkopi Milutin i Valjevës, në Spitalin Klinik “Dragisha Mishoviç” në Beograd, pas një sëmundje të shkurtër të shkaktuar nga koronavirusi”, thuhet në kumtesën e publikuar në ueb-faqen e Peshkopisë.

Sipas të dhënave të fundit, në Serbi janë regjistruar 741 raste me COVID-19.

Top Channel