Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka liruar nga qelia Bajram Hajrin, një nga të arrestuarit për ngjarjen e ndodhur më 17 janar të këtij viti, ku u mor peng Jan Prenga.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Bajram Hajri është dërguar në shtëpi për shkaqe shëndetësore. I moshuari kishte bërë disa herë kërkesë edhe në gjykatat e zakonshme.

Bajram Hajri është babai i Altin Hajrit, një nga të dyshuarit për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës në Kamëz. Altin Hajri është administratori i Resort Golden në Shijak që është sekuestruar nga OFL. Ndërkohë ai vijon të jetë ende në kërkim.

Deri me tani pengu Jan Prenga, të paktën siç ka raportuar edhe policia besohet të jetë vrarë dhe më pas të jetë zhdukur në zonën e Shijakut. Pamjet filmike të disa javëve me parë tregonin se Altin Hajri së bashku me disa persona të tjerë e fusnin dhe më pas torturonin në Resort Golden Jan Prengën.

Pengu u rrëmbye në Kamëz në rrugën “Londën” gjatë drekës së 17 janarit. Besohet se shkak për këtë është bërë konfliktet për drogën që vëllai i Jan Prengës kishte në Angli me grupin kriminal që kishin lidhje edhe Hajrajt.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA