Në kohën kur pandemia e koronavirusit po tmerron botën e ka detyruar shumë vende të marrin masa drastike në përpjekje për të frenuar përhapjen e saj, në Bjellorusi shumë pak po bëhet kundër pandemisë.

Presidenti Alexander Lukashenko ka refuzuar të vendosë karantinën; në vend të kësaj, ai I këshillon shtetasit e vet të pijnë 50 ml vodka në ditë e të bëjnë sauna, sepse kështu sipas tij, mund ta mbajnë larg virusin.

Lukashenko i ka injoruar vazhdimisht paralajmërimet e OBSH-së. Masat e marra nga vendet e tjera ai i ka quajtur “çmenduri dhe psikozë”. Presidenti bjellorus madje sugjeron që njerëzit të punojnë nëpër fusha dhe ta konsumojnë mëngjesin në kohën e duhur për të qenë të shëndetshëm. Në të gjithë vendin deri tani ka 51 raste të konfirmuara të koronavirusit.

Megjithatë, jeta atje duket vazhdon si normalisht, e madje edhe drejtuesit e federatës së futbollit thonë se nuk kanë ndërmend të shtyjnë ndeshjet apo të anulojnë sezonin, edhe pse në disa raste spektatorëve u është matur temperatura.

Ish ylli i Arsenalit dhe Barcelonës, Alexander Hleb u shpreh më herët se në vendin e tij “askush nuk e çan kokën” për virusin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA