Duke kënduar nëpër ballkone apo tarracat e pallateve. Kjo është panorama që shumë artistë na sjellin nëpërmjet videove të publikuara në këto ditë karantinimi.
Ne kemi zgjedhur Geraldin dhe Kevinin, të cilët do të interpretojnë për të gjithë ju “Rrjedh në këngë e ligjërime”.
-Ju kam parë në një video në tarracën e një pallati që po këndonit. Për çfarë ishte?
Ishin provat për një koncert që do të bënim, por tani çdo gjë është ndërprerë dhe nuk mund ta realizojmë dot.
-Çfarë keni zgjedhur të këndoni këtë periudhë?
Unë kam kënduar këngë të ndryshme që i përshtaten situatës. Para ca kohësh këndova edhe himnin italian në solidaritet me fqinjët tanë.
-Si po i kaloni këto ditë në karantinë?
Po për ne muzikantet kjo është një kohë e mirë, sepse kemi mundësi të studiojmë më shumë. Të përgatitemi. Të rrimë me familjet tona. Kjo karantinë është e vlefshme për ne. Muzikantët edhe në ditë normale e bëjnë këtë gjë.
-Nëse do të zgjidhnit një kompozitor dhe një këngë.
Ne kemi zgjedhur kompozitorët italiane më shumë. Këngët janë më shumë ato që i përshtaten situatës. Teksti ka shumë rëndësi. Duhen këngë motivuese, që të mbajnë moralin lart. Verdi etc.
-Çfarë do t’i thonit shqiptarëve në këtë situatë?
Do t’ia dalim të gjithë bashkë.
Top Channel