“Miku që dhe euron e fundit në xhep ta jep”/ Rama publikon videon e italianit që luan me fyell himnin shqiptar: Jam drithëruar fort

30/03/2020 08:45

Kryeministri Edi Rama sot në postimin e zakonshëm të mëngjesit ka shpërndarë një video të një qytetari italian që luan himnin shqiptar me fyell në ballkon, në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për popullin shqiptar që u solidarizua me Italinë, duke dërguar 30 mjeke e infermierë në Bergamo.

Rama teksa nuk i fsheh emocionet për gjestin në fjalë, thekson se është drithëruar me mesazhin.

Ndërkohë qytetari italian thotë në video se “Kryeministri Edi Rama u tregua shume bujar me ne. Shqipëria nuk është se ka shumë para por është si një mik që edhe kur ka euron e fundit në xhep ta jep”.

MESAZHI I RAMES

MIRËMËNGJES?

Kam marrë me shumë kënaqësi e kthyer me po aq përunjësi falenderime, mijëra mesazhe nga Italia, që nga kryeministri, ministra e lider partish, senatorë, deputetë, tek njerëz të kulturës e të sportit dhe njerëz të panjohur, që kalonin sms e tyre përmes shqiptarësh në Itali, të cilët edhe ata më kanë shkruar pafund nga ana e tyre…

Por, kur më erdhi dorë pas dore mbrëmë vonë, KJO VIDEO E BËRË NË BALLKON NGA NJË QYTETAR ITALIAN, JAM DRITHËRUAR FORT dhe në pamundësi për t’ia dhënë dot drejtëpërdrejtë, falenderimin e thellë që meriton ky njeri i panjohur, JAM I BINDUR SE TË GJITHË JU, DO TË BASHKOHENI ME MUA, duke e ndarë me të tjerë këtë perlë të rrallë, derisa do Zoti i mbërrin në dorë me një #GRAZIEdiCUOREdalALBANIA, dikujt që e njeh këtë zotëri fisnik?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA