Aplikimi për pagën e luftës/ Në prill do jepen 26 mijë lekë për çdo të punësuar apo vetëpunësuar

30/03/2020 15:39

Javën e parë të prillit do nisë shpërndarja e asaj, e cila njihet si paga e luftës për pëersonat të cilët kanë mbetur pa punë për shkak të masave shtrënguese kundër Covid-19.

Përfitues do të jenë bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, të cilëve shteti do të paguajë pagën minimale prej 26 mijë lekësh per cilindo person të vetëpunësuar apo punësuar.

Por si do të aplikohet për të përfituar këtë shërbim? Subjektët përfituese duhet të plotesojne kete formular online ne portalit efiling, te drejtorise se tatimeve dhe te deklarojë të dhënat për niptin e kompanisë, emrat e punonjësv, numrin e telefonit apo email, bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse dhe numrin e llogarisë.

Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat e administratës tatimore, kryejnë verifikime nëse subjektet përfituese jane mbyllur. Shtrirja e efekteve të këtij vendimi do të jetë për sa kohë zgjat pandemia, por jo më gjatë se 3 muaj, ndersa në total fondi i ndihmës ekonomike kap shifren e 58.5 mln dollarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA