Serie A rinis në 3 maj! Ministri Spadafora: Ide jorealiste

29/03/2020 12:34

Qeveria italiane bllokon idenë e rinisjes së Serisë A në 3 maj. Është vetë ministri italian i Sporteve, Vincenzo Spadafora që e refuzoi në mënyrë kategorike këtë opsion në një intervistë për të përditshmen ‘La Repubblica’.

Sipas Spadaforës, rifillimi i kampionatit në 3 maj është një opsion jorealist duke shtuar se të gjithëve do t’u mungojë për shumë kohë imazhi i futbollistëve që festojnë e përqafohen.

Por jo vetëm kaq, Ministri Spadafora shkoi edhe më tej kur theksoi se do të propozojë që të bllokimi i kompeticioneve sportive do të vazhdojë gjatë gjithë muajit prill, një masë kjo që këtë radhë do të përfshijë edhe seancat stërvitore duke parë se edhe Lojërat Olimpike u shtynë për në vitin e ardhshëm

Spadafora nuk la pa përmendur aspektin ekonomik, duke qenë se humbjet financiare do të jenë të mëdha në botën sportive për shkak të emergjencës coronavirus. Ministri italian i Sporteve deklaroi se do të akordojë një fond prej 400 milionë Eurosh për sportin në bazë, për klubet diletante, ndërkohë që për klubet e Serisë A ai theksoi se kërkesat për financim të shoqërohen edhe nga vullneti për ndryshim i tyre.

Spadafora shtoi se klubet e mëdha jetojnë në një botë më vete, përtej mundësive të tyre duke nisur me pagat marramendëse të lojtarëve dhe se ato tani duhet të kuptojnë se pas kësaj krize gjërat nuk do të jenë të mëdha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA