![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/65465656565-442x249.jpg)
Kryemistri Edi Rama ka postuar në Facebook një statistikë sa u përket kurbës së rritjeve të rasteve për Koronavirusin.
Në grafikë tregohet rritja e rasteve ditë pas dite ku shikohet se jemi ndër vendet që kanë pasur rritjen më të vogël.
Statusi i Ramës:
KURBA E RRITJES SË PRESIONIT TË ARMIKUT E MATUR PËR ÇDO VEND PAS 20 RASTEVE TË PARA, ku mund të shihni rezultatin e masave shtrënguese dhe rezistencës fantastike të 99% të shqiptarëve deri tani?
*tani si do vazhdojmë, me ngjitje të butë të shigjetës së kuqe, që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa duke bërë Rezistencë për Ekzistencë, apo do lëshohemi në krahët e frikës irracionale se “do vdesim për bukë”, që pastaj kjo shigjeta e kuqe të iki lart si raketë dhe ne të biem në këmbët e armikut duke numëruar qindra e mijëra të vdekur(?)!
Top Channel