Shënohet viktima e 7 nga Covid-19, shkon në 174 numri i të prekurve nga virusi

27/03/2020 00:48

Në Shqipëri u shënua viktima e shtatë nga koronavirusi. Një paciente 85-vjeçare humbi jetën gjatë mbrëmjes të se enjtes. Viktima kishte mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë.

“Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv”, njofton Ministria e Shëndetesisë.

Ndërkohë gjatë ditës autoritetet njoftuan se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime. Deri në këto momente të testuar janë 1144 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste janë në terapi itensive 2 janë të intubuar, ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Këtë të enjte harta me të infektuar u zgjerua edhe me Tropojën. Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, por që janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA